Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me “shkatërrim total” të ekonomisë turke, nëse Ankaraja “i kalon limitet” me ndonjë veprim në verilindje të Sirisë.

"Siç e kam thënë me vendosmëri edhe më parë, dhe thjesht sa për ta përsëritur, nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, e konsideroj “jashtë limiteve”, unë do ta shkatërroj plotësisht ekonominë e Turqisë", ka thënë Trump.

Forcat amerikane kanë nisur të tërhiqen nga zonat përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë.

Një grup ligjvënësish amerikanë shprehën shqetësime, se një tërheqje e tillë, mund t’i hap rrugë Turqisë për një operacion ndaj forcave kurde në Siri.

Deri më tani luftëtarët kurdë, të njohur si grupi YPG, kanë pasur mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja, por Turqia i konsideron ata si terroristë dhe dëshiron t’i largojë nga kufiri i saj.


/Ora News.tv/