Trump gati për "paqe dhe luftë tregtare" me Kinën

Trump gati për "paqe dhe luftë tregtare" me Kinën

ShBA-ja dhe Kina po përgatiten të zhvillojnë bisedime për të lehtësuar luftën tregtare. Muajin e ardhshëm gjatë takimit të krerëve të G20-s do të takohen udhëheqësit e të dy vendeve, ndërkohë mediat amerikane thonë se Uashingtoni po përgatit një paketë të re tarifash për pjesën e mbetur të mallrave kineze.

Presidenti amerikan Donald Trump shprehet optimist për "një marrëveshje të shkëlqyer" tregtare me Kinën, por nga ana tjetër paralajmëroi se ka gati një paketë të re tarifash miliarda dollarësh.

Duke folur me stacioni FOX News të hënën, Trump tha se preferon të arrijë një marrëveshje tani, por shtoi se Kina nuk ishte gati, pa dhënë hollësi.

Të hënën agjencia Bloomberg raportoi se Uashingtoni po përgatitet të njoftojë në fillim të dhjetorit vendosjen e tarifave për pjesën e mbetur të importeve nga Kina, nëse bisedimet e muajit të ardhshëm midis Trump-it dhe presidentit kinez Xi Jinping nuk arrijë të lehtësojnë luftën tregtare.

Të dy udhëheqësit pritet të marrin pjesë në takimin e ardhshëm të G20-s në Buenos Aires.

Deri tani ShBA-ja ka vendosur tarifa mbi 250 miliardë dollarë mallra kineze e po ashtu Kina është kundërpërgjigjur.

EMISIONET