Trump do të marrë informacione nga të huajt mbi rivalët në zgjedhjet 2020

Trump do të marrë informacione nga të huajt mbi rivalët

Donald Trump ka thënë se do të pranojë informata të dëmshme për kundërshtarin e tij gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2020, edhe nëse atovijnë nga një qeveri e huaj.

Në një intervistë me transmetuesin ABC News, presidenti e mohoi se kjo do të llogaritej si ndërhyrje në zgjedhje.

"Ata kanë informacion. Mendoj se do ta merrja", tha ai.

I pyetur nëse ai mendonte se djali i tij duhet të kishte thirrur FBI-në kur mori një email të tillë në 2016, ai tha: "Më lini rehat, jeta nuk funksionon në këtë mënyrë".

Megjithatë, presidenti më vonë tha se "ndoshta" do të kontaktojë FBI-në nëse atij iu ofrohet informacion dhe ai "mendoi se ka diçka të gabuar".

Trump hodhi poshtë shqetësimet se kjo do të përbënte ndërhyrjen zgjedhore nga një fuqi e huaj.

Ai shtoi: "Nuk është një ndërhyrje, ata kanë informacion, mendoj se do ta merrja. Nëse mendova se kishte diçka të gabuar, do të shkoj, ndoshta, në FBI - nëse mendova se kishte diçka të gabuar.

"Por kur dikush vjen me hulumtime opozitare, të drejtë ... nëse shkoni dhe flisni sinqerisht me kongresmenët, ata të gjithë e bëjnë atë, ata gjithmonë kanë, dhe kështu është. Është quajtur: o po, hulumtim".

EMISIONET