Trump anulon vizitën e Pompeo në Korenë e Veriut, por i dërgon një përshëndetje Kim Jong-un

Trump anulon vizitën e Pompeo në Korenë e Veriut, por i

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka anuluar vizitën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në Korenë e Veriut, që ishte planifikuar të zhvillohej javën e ardhshme.

Në disa postime në twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhe shprehet se i ka kërkuar sekretarit Pompeo që të mos shkojë në Korënë e Veriut, pasi sipas Trump nuk po bëhej përparimi i mjaftueshëm sa i përket denuklearizimit.

"Unë i kam kërkuar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo të mos shkojë në Korenë e Veriut në këtë periudhë, sepse mendoj se nuk po bëjmë përparim të mjaftueshëm sa i përket denuclearization të Gadishullit Korean", shkruan Trump në twitter.

Por pavarësisht anulimit të kësaj vizite, Trump i ka dërguar një përshëndetje liderit koreano-verior.

"Ndërkohë, unë do të doja të dërgojë respektin tim më të ngrohtë për Kryetarin Kim. Unë mezi pres që ta shoh atë së shpejti!", shkruan Presidenti Trump.

EMISIONET