Mërgim Mavraj pritet të jetë mungesa e rëndësishme e kombëtares shqiptare për dy sfidat e fundit kualifikuese të Euro 2020, ndaj Andorrës më 14 nëntor dhe Francës tre ditë më vonë.

Shkak është bërë një problem në shpatull, çka pritet ta lë jashtë fushave për një javë. Kjo do të bëj me dhimbje koke, trajnerin e kombëtares, Edi Rejën, që sërish nuk mund të mbështetet te shërbimet e Mavraj.

33 vjeçari ishte kthyer në një futbollist stabël në kombëtare, por lëvizjet e shpeshta në disa ekipe dhe dëmtimet e kanë lënë jashtë fushave për takimet e fundit. Kujtojmë që Mavraj mungoi edhe për sfidat e tetorit, ndaj Islandës dhe Turqisë.

Kjo situatë ka bërë që qendërmbrojtësi të humbas edhe shiritin e kapitenit, i cili në dy takimet e fundit u mbajt nga dy mesfushorët, Ledian Memushaj dhe Armir Abrashi.

/Ora News.tv/