Trofetë, projektet dhe rekordet, ja 10 planet e ardhshme të Lionel Messit

Trofetë, projektet dhe rekordet, ja 10 planet e ardhshme të Lionel

Lionel Messi është një ikonë e klubit të Barcelonës. "Pleshti" ka fituar gjithçka me fanellën Blaugrana duke u kthyer në një idhull të tifozerisë katalanase dhe jo vetëm. Por kush janë 10 planet e ardhshme të kapitenit të Barcelonës? Sipas asaj që shkruan prestigjozja angleze "Sport" këto janë ëndrrat që Messi ka në sirtarin e tij.

1. Liga e Kampionëve

Messi shprehu dëshirën e tij për të fituar Ligën e Kampionëve në fillim të sezonit: "Ne do të bëjmë gjithçka të mundur në mënyrë që trofeu që dëshirojmë të kthehet këtu", premtoi Leo. Ky trofe është padyshim Liga e Kampionëve. Messi nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të fituar turneun më të madh në Evropë dhe shpreson të bëjë këtë sezon. Tre sezonet pa u shfaqur në finale janë shumë të gjata për një lojtar të nivelit të tij. Sikur të kishte nevojë për ndonjë motivim më të madh, Messi e di se sa e rëndësishme është t'i japë fund dominimit të Real Madridit në këtë kompeticion.

2. Shiriti i kapitenit

Messi mban shiritin e kapitenit që në momentin që Andres Iniesta i dha lamtumirën klubit, kështu që argjentinasi ka detyrën e vështirë dhe të bukur njëkohësisht, të mbrojë shokët e tij dhe të flasë më shpesh me zyrtarët.

3. Kontrata

Kontrata e Messit skadon më 30 qershor 2021 dhe kjo është edhe data që Josep Maria Bartomeu i përfundon mandati si president. Në të tillë situatë të dy do të duhet të marrin vendime për të ardhmen e tyre. Nëse Leo dëshiron të rinovojë kontratën dhe të vazhdojë të luajë (ai do të jetë 34 vjeç në qershor 2021) ai duhet të nënshkruajë një kontratë të re. Nëse jo, ai duhet të vendosë se cila rrugë do të jetë e ardhmja e tij. Ajo që duket e qartë është se Barça do t'i ofrojë atij një rol si drejtues kur të vendos t'i "varë këpucën mbi gozhdë".

4. Kombëtarja

Kombëtarja është pjesë më delikate e Messit. Ai nuk ka fituar asgjë me atë fanellë, dhe kjo e ka detyruar atë që të bëj edhe një tërheqje të përkohshme prej saj. Turneu i ardhshëm i madh për Argjentinën është Kupa e Amerikës që do të zhvillohet në Brazil duke nisur nga data 14 qershor 2019. Megjithatë Messi, i cili ka humbur dy finalet e fundit në këtë garë, mund të vendosë ta përqendrojë vëmendjen e tij në Kupën e Botës 2022 në Katar. Ai do të ishte 35 vjeç dhe do të ishte shansi i tij i fundit për të fituar këtë trofe.

5 Të drejtojë Barcelonën një ditë?

Është folur se Messi mund të dëshironte të drejtonte Barçën një ditë, por është e vërtetë që lojtari gjithmonë ka thënë se nuk është i interesuar për një rol të tillë. Megjithatë disa nga shokët e ekipit janë drejt kësaj rrugë si: Xavi Hernandez, Victor Valdes, Van Bommel dhe Gabriel Milito.

6. Barcelona, qyteti i jetës

Messi nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për Barcelonën. Ai e pëlqen qytetit dhe është përshtatur shumë mirë me jetën atje. Tre fëmijët e tij (Thiago, Mateo dhe Ciro) kanë lundur në këtë qytet dhe flasin rrjedhshëm gjuhën katalanase. Megjithatë, Leo nuk i ka harruar rrënjët e tij në Rosari dhe shpesh rikthehet atje për Krishtlindje. Për yllin e Argjentinës mirëqenia e familjes së tij është aspekti më i rëndësishëm dhe gjithçka sugjeron se Barcelona është vendi ideal për të jetuar.

7. Projektet

Fondacioni Leo Messi ishte vendimtar në Qendrën Pediatrike të SJD të Spitalit Sant Joan de Déu (Barcelona) duke krijuar njësinë më të madhe të Onkologjisë së Fëmijëve në Evropë. Projektet e tij të bamirësisë janë shumë të rëndësishme për të dhe ai kohët e fundit dha 15,000 euro për disa shkolla në Mozambik.Fondacioni ka aktualisht shtatë projekte në vlerë prej 3.3 milion euro.

8. Rekordet e vendosura në ekip

Në fillim të këtij sezoni, pasi fitoi Superkupën spanjolle, Messi u bë lojtari më i suksesshëm në historinë e Barçës, pasi dërgoi në 33 numri e trofeve të fituar, një më shumë se Iniesta. Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë në historinë e klubit me 566 gola. Megjithatë ka ende kohë që ai të thyejë dhe të vendos rekorde në klub. Një tjetër rekord është që të jetë futbollisti me më shumë gola në një klub të vetëm. Ai sapo ka kaluar legjendën gjermane, Muller, i cili shënoi 565 gola për Bayern Munich dhe është prapa Pele, i cili shënoi 643 gola për Santos.

9. Të luaj me një skuadër tjetër apo ta mbyll karrierën aty ku e nisi

Çdo vit ka gjithnjë e më pak lojtarë që e mbyllin karrierën e tyre duke luajtur vetëm me një skuadër. Megjithatë, etikimi "njeriu-ekipi" është unik në futbollin modern, pasi ju do të ndiqni hapat e legjendave si Francesco Totti, Paolo Maldini dhe Ryan Giggs. Shembulli më i fundit i kësaj epoke është Carles Puyol. Messi, i cili tashmë është një legjendë dhe nëse duhet të vendosë t'i japë fund karrierës së tij profesionale në "Camp Nou". Messi ka thënë më parë se do të dëshironte të luante në Argjentinë një ditë, ndoshta për "Old Boys". Ose ai mund të ndjekë ish-shokët e skuadrës Xavi Hernandez, Andres Iniesta apo David Villa që kanë vendosur të luajnë në Katar, Japoni ose SHBA.

10. Topi i Artë dhe çmimi i më të mirit në Botë

Messi së shpejti do të marrë çmimin si golashënuesi më i mirë në ligat më të larta të Evropës. Por duket se nuk ka gjasa që ai të fitojë Topin e Artë (pasi ai nuk fitoi Ligën e Kampionëve ose Kupën e Botës) dhe ai nuk ishte në mesin e tre finaleve për çmimin 'The Best'. Edhe pse Messi këmbëngul se arritjet e ekipit janë më të rëndësishme se çmimet individuale, Messi do të donte të qëndronte fronin e tij në botën e futbollit. Ai gjithashtu do të luftojë për objektiva të tjerë. Ai dëshiron të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve (me 105 gola të shënuar dhe vetëm pas Cristianos me 121 të tillë). Ose për të qenë i vetmi lojtar në LaLiga që fiton gjashtë "Pichichis" (golashënues i kampionatit).

EMISIONET