Shtatë persona, mes tyre edhe dy fëmijë u plagosën si pasojë e përmbysjes së një treni në një park argëtues në Verona.
Treni funksiononte me një shinë, ndërsa shkaqet e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta.
Mësohet se treni u përmbys nga një lartësi prej 3 metrash.
Shtatë personat e plagosur u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dinamika e aksidentit po shqyrtohet nga karabinierët.

/Ora News.tv/