Treg i përbashkët rajonal, Rama: Ndërkohë që BE ka probleme, të sillemi si entitet

Treg i përbashkët rajonal, Rama: Ndërkohë që BE ka

Kokëfortësisë së Bashkimit Europian për çeljen e negociatave me vendet e Ballkanit, Rama i është përgjigjur me krijimin e nje tregu të përbashkët ekonomik në rajon.Gjatë fjalës së mbajtur në panelin e liderve, kryeministri shqiptar theksoi se rajoni është shumë i favorshëm për investime. Kreu i qeverisë shqiptare u pyet nga gazetarët nëse Vuçiç nuk viziton Tiranën. Ndërkaq dhe ambasadori Luigi Soreca pranon se për shkak të situatës në BE mund të ketë një shtyrje të raportit për negociatat.

Ballkani duhet të krijoj një bashkim ekonomik në një kohë që Bashkimi Europian ende nuk është i gatshëm të hapë negocitat për disa vende.

Kryeministri, Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në panelin e liderëve në Sarajevë të organizuar nga BERZH deklaroi se rajoni ofron një klimë shumë të favorshme për të investuar

Rama: Pra, mund të them që ajo që po ndodh me biznesin tregon qartë sa e rëndësishme është të bashkohemi si rajon dhe të sillemi si një entitet. Ndërkohë që BE-ja po mundohet të zgjidhë problemet e brendshme dhe të reformohet e të përmirësohet, pasi të ketë kaluar më të keqen, ne duhet të thellojmë reformat tona, jo vetëm në secilin vend, por edhe për rajonin.

Në përfundim të aktivitetit Rama iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarëve nëse Tirana nuk do të vizitohet nga Vuçiç.

Rama: Ka shumë më tepër çështje në Britani sesa ne Ballkan, kështu që mos u shqetësoni, nuk jemi vetëm. Shqipëria ka marrë mbështetjen nga autoritetet franceze për reformën në drejtësi dhe në luftën ndaj korrupsionit.

Qëndrimin kritik dhe të disa vendeve të BE e ka pranuar edhe Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Duke folur për DW, Soreca e lidh jo drejtpërdrejtë hapjen e negociatave me funksionimin e SPAK-ut dhe të Gjykatës Kushtetuese.

Luigi Soreca: Ka disa shtete anëtare që mund të kenë nevojë për më shumë kohë për të vlerësuar raport-progresin e Komisionit Evropian duke pasur parasysh se ka vetëm tri javë kohë ndërmjet miratimit të raportit dhe vendimit të Këshillit. Por kjo ende nuk është vendosur, ndaj derisa të vendoset i ftoj autoritetet shqiptare që të vazhdojnë të përqendrohen në këtë afat. Nëse ky afat do të shtyhet për më vonë këtë vit, shpresoj vërtet që qeveria shqiptare ta përdorë mirë këtë kohë. Dhe në muajt e ardhshëm SPAK-u do të funksionojë, Gjykata Kushtetuese do të rikthehet dhe ndoshta do të kemi edhe një zbatim të plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi ligjin zgjedhor.

Qëndrimet vijnë vetëm një ditë para se në Tiranë të nisë samiti i Brdo-Brijunit, ku do të marrin pjesë presidentë të vendeve të Ballkanit.

EMISIONET