Tre persona të tjerë të kërkuar nga policia për vrasje

Policia e Shtetit ka publikuar fotot e tre personave të tjerë, të cilët janë të kërkuar nga policia për vrasje.

Ata janë Gentian (Eugen) Sula nga Korça, Besnik Lamçja nga Elbasani dhe Kujtim Qordja nga Tirana.

 Gentian (Eugen) Sula

Në datën 19 mars 1997, në lagjen nr. 5, Korçë, shtetasi Gentian (Eugen) Sula, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasin B. F. dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka gjetur vdekjen edhe bashkëpunëtori i Gentianit, shtetasi D. B.

Gentian (Eugen) Sula është dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë, me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Besnik Lamçja

Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur "Magazinat e tregtisë", në rrugën "Siri Kodra", Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.

Besnik Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim" dhe “Vjedhja me armë”.

Kujtim Qordja

Në datën 17 janar 1999, në vendin e quajtur “Ura e Babrroit”, shtetasi Kujtim Qordja ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. U. (H).

Kujtim Qordja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim".

EMISIONET