Tre ditë pa celularë, sfida me të cilën po përballen 450 nxënës të shkollave të mesme

Të heqësh dorë në mënyrë vullnetare për tre ditë nga celulari; 72 orë pa biseduar, pa postuar foto në Instagram dhe pa shfletuar në murin e Facebook.

Kjo është sfida që u është dhënë nxënësve të shkollave të mesme të Vignola, Pavullo dhe Castelnuovo, në zonën e Modenese në Itali.

Gjithësej kësaj sfide i janë bashkuar 450 të rinj. Çudia ishte se disa prindër refuzuan që fëmijët e tyre ti bashkohen këtij eksperimenti sepse nuk mund t'i kontaktonin.

Telefonat celularë të djemve që morën pjesë në iniciativën të quajtur "Challenge4me", u vendosën në zarfe letre të posaçme.

Hapja e tyre nuk mund të bëhet pa dëmtuar vulën e zarfit, çka do të dekretonte automatisht "humbjen".

Para sfidës, adoleshentët iu përgjigjën një pyetësori mbi motivet që i nxitën të merrnin pjesë, pastaj në një test të dytë ata do të përballen me pyetjen se si po përjetojnë përvojën dhe në fund do të pyeten se si shkoi e gjithë përvoja.


EMISIONET