Trazirat në ndeshjen PAOK-AEK, Federata greke shtyn kampionatin

Trazirat në ndeshjen PAOK-AEK, Federata greke shtyn kampionatin

Trazirat e ndodhura në fundin e takimit mes PAOK dhe AEK dhe hyrja në fushë e presidentit të klubit nga Selaniku kanë detyruar Federatën Greke të Futbollit të shtyjnë kampionatin deri në një njoftim të dytë.

Sipas zëvendës ministrit të sportit në shtetin helen, Giorgos Vasiliadis kampionati do të shtyhet deri në një moment të dytë:

"Nuk do të fillojë përsëri nëse nuk ka një ide të qartë, për të ecur përpara me kushtet dhe rregullat e vendosura nga federata"-deklaroj Vasiliadis.

Zyrtarët e FIFA dhe UEFA e kanë dënuar incidentin, por thanë se çdo masë disiplinore bie nën juridiksionin e Federatës Greke të Futbollit.

Presidenti i PAOK, Ivan Savidis, është një nga njerëzit më të pasur të Greqisë, i lindur në Gjeorgji dhe është një ish-anëtar i parlamentit rus.

Ai i kërkoi ekipit të tij të braktiste fushën pasi PAOK-ut ju mohua një gol që sipas tij ishte i rregullt.

EMISIONET