Trashi: Kënaqësi që jam në kombëtare, "trampolinë" për një ekip në Europë

Trashi: Kënaqësi që jam në kombëtare,

Përkrah mbrojtësit, Federik Veseli, në konferencën për shtyp doli edhe futbollisti i Partizanit, Lorenc Trashi. Në fjalën e tij, lojtari i krahut tek të kuqtë u shpreh se kombëtarja është një mundësi e mirë për të, të cilën do ta përdorë si trampolinë për të luajtur në një ekip në Europë.

“Është e vërtetë, është grumbullimi im i tretë me Kombëtaren. Jam përshtatur dhe njohur mirë me epokën e trajnerit që ndodhem tani. Panuccin nuk e njoh shumë dhe s’mund të flas më shumë për të. Trajneri Reja nuk është nevoja të them unë kush është. Atmosfera është pozitive. Gjithçka shumë mirë dhe çunat janë optimistë. Nuk jam i mendimit që ka pasur shumë probleme krahu i majtë. Por, njëherë lojtari është në formën e duhur dhe njëherë jo. Unë jap maksimumin në ekipin tim, por i takon trajnerit të vendosë.

"E ndjej veten shumë mirë, ndaj trajneri më thirri. Shpresoj të kem minuta. Normalisht çdo lojtar në kampionatin shqiptar kërkon të ketë një eksperiencë në një kampionat më të lartë. Mendoj që Kombëtarja më shërben më mirë për këtë pjesë. Por, disa minuta në këmbë do të më bënin të provoja veten, pse jo të provoj edhe veten në një ekip më të lartë në Europë. Unë personalisht s’kam pasur asnjëherë probleme me trajnerin. Ai ka qenë i pari që më ka mbështetur dhe më ka përqafuar," deklaroi Trashi.

Mbrojtësi i kryeqytetasve pritet të ketë minuta në dispozicion për takimet kualifikuese të Euro 2020 ndaj Turqisë më 11 tetor dhe Moldavisë tre ditë më vonë.

EMISIONET