Përveç shefave që drejtonin organizatën, ndoshta askush nuk di më shumë për kartelin e drogës "Sinaloa" sesa Vicente Zambada Niebla.

Djali i Ismael Zambada García, një nga udhëheqësit e kartelit, z. Zambada, që në moshë të hershme, u ushqye për të marrë kontrollin e grupit.

Por të enjten, në një ndryshim spektakolar, princi i kartelit tradhtoi të atin, duke dëshmuar për më shumë se pesë orë për gati çdo aspekt të perandorisë së trafikut të drogës: rrugët e kontrabandës, skemat e pastrimit të parave, luftërat e përgjakshme, dhe miliona dollarë ryshfet.

Kur erdhi në organizatë, ai dukej i gatshëm për të udhëhequr një ditë. Zambada provoi se i njihte pothuajse të gjithë dhe gjithçka.

"Shkëlqimi" i tij në bankën e dëshmitarit, erdhi në mesin e gjyqit për ish-partnerin e babait të tij, Joaquín Guzmán Loera, kreut famëkeq të krimit i njohur si El Chapo.

Që nga fillimi i gjyqit në nëntor, shtatë dëshmitarë të tjerë që kanë punuar me z. Guzmán kanë dëshmuar kundër tij. Por askush nuk ishte më i njohur me strukturën dhe detajet e biznesit të Kingpin-it sesa z. Zambada.

I veshur me rroba e burgut, Zambada hyri në Dhomën 8D të Gjykatës Federale të Distriktit në Bruklin pak para orës 10 të mëngjesit të së enjtes dhe menjëherë i drejtoi Z. Guzmán një buzëqeshje të sigurt. Ai më pas bombardoi gjyqtarët me tregime të panumërta të z. Guzmán dhe babait të tij për anijet e drogës, makinat, trenat, aeroplanët dhe nëndetëset, madje edhe për një kamion me mish të ngrirë.

Z. Zambada gjithashtu dëshmoi se buxheti i babait të tij ishte shpesh rreth 1 milion dollarë në muaj. Një gjeneral i ushtrisë i cili ka punuar si zyrtar në departamentin e mbrojtjes meksikane fitoi një pagesë mujore prej 50,000 dollarësh nga karteli, kujton Zambada.

Ai gjithashtu tha se babai i tij në mënyrë rutinore korruptonte një oficer ushtarak, i cili dikur shërbeu si roje personale për ish-presidentin e Meksikës, Vicente Fox.


/S.Lleshi/


/Ora News.tv/