Transportoi dy emigrantë shqiptarë drejt Britanisë, dënohet me burg 24-vjeçarja nga Letonia

Një grua nga Letonia, por që jeton në Irlandë u dënua me 28 muaj burg të martën pasi u arrestua nga policia teksa transportonte me makinë dy emigrantë të paligjshëm shqiptarë.

Sipas mediave britanike, Linda Jankovska, 24 vjeç është një punëtore dyqani dhe shpërndarëse picash, ndërsa u kap me dy shqiptarët në Portin Anglesey.

Para gjykatës ajo pranoi se kishte shkelur ligjin për imigracionin në datën 10 shtator.

Kur u ndal në Holyhead, Jankovska tha që ajo do të shihte një mik në Chester dhe më pas të udhëtonte drejt Colchester. Ajo u tha zyrtarëve të kufirit se pasagjeri i sediljes së parë ishte i dashuri i saj.

Avokati i 24-vjeçares, Simon Mills tha se shqiptarët kishin kërkuar azil në Irlandë dhe ishin kthyer atje.

"Synimi i tyre i vërtetë kishte qenë të hynin në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe të qëndronin këtu si një emigrantë ekonomik," deklaroi Mills.

Jankovska u përball me dëbimin në Letoni.

Avokati shtoi: "Ajo ka humbur gjithçka. Ajo ka humbur punën e saj, ajo ka humbur shtëpinë e saj."


EMISIONET