Transgjinorja Anxhela tregon si e përjetoi dhunën në banesën e saj nga shkodranët

Transgjinorja Anxhela tregon si e përjetoi dhunën në banesën

E ftuar në emisionin “ThumbON” në RTV Ora ka qenë e ftuar transgjinorja Anxhela. Ajo ka folur për dhunën që i është bërë nga disa persona në banesën e saj që i ka dhuruar bashkia dhe askush nuk e kishte ndihmuar pavarësisht thirrjeve të saj.

“Komshinjtë dhe banorët me shohin me një sy tjetër dhe më kanë ushtruar dhunë. Ata më akuzojnë sikur unë ngacmoja femra, është absurde që unë jam si femër të ngacmoj femra. Unë bashkëjetoj me një person. Këta persona ishin nga veriu. Hynë në banesën time nja 3-4 veta së bashku me një të moshuar. Ky i moshuari më tha se ti ke ngacmuar mbesën time. Unë nuk kam shkuar për të sharë dhe për të ofenduar,kam shkuar për të jetuar, por njerëzit më shohin me urrejtje. U futën me dhunë në shtëpi, mora policinë, na shoqëruan në komisiarat dhe më kërcënonin se do të më vrasin etj, ndërsa para policëve rrini si pula. Ata ishin shkodranë, ishin patriotët e mi”, shprehet Anxhela.


EMISIONET