Transformohet spitali në Elbasan, 275 mijë banorë do marrin shërbim me standarde

Transformohet spitali në Elbasan, 275 mijë banorë do marrin

Qytetarët e Elbasanit do të marrin një shërbim me standarde më moderne. Spitali i ri i Urgjencës dhe Patologjisë është në funksion të plotë për 275 mijë banorë të qarkut.

Kryeministri Rama vizitoi këtë të mërkurë spitalin e Elbasanit, investim i qeverisë me vlerë 1,7 milion euro së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila  tha se falë angazhimit edhe të stafit mjekësor të Spitalit Rajonal të Elbasanit, investimi i ri është realizuar në kohë rekord.

Ogerta Manastirliu: Në kushtet që ka arritur spitali, edhe falë investimit në këtë infrastrukturë, sepse dihet që Urgjenca është porta  e parë e shërbimit për qytetarët, tashmë është plotësuar i gjithë standardi i akreditimit, kështu që spitali akreditohet.

Shërbimi i Urgjencës ka një kapacitet prej 25 shtretër dhe përmbush të gjithë standardet e këtij shërbimi.

Ogerta Manastirliu: Veçantia e këtij spitali është që lidhet direkt me imazherinë. Imazheria ishte një strukturë e ndërtuar më parë, por fakti është që ata që vinin për shërbimet e urgjencës duhet të kalonin rrugë për të ardhur për të bërë një eko, për të bërë një skaner, për të bërë rezonancën e cila është instaluar vjet dhe tashmë është pjesë e interferuar e spitalit me 25 shtretër.

Stafit mjekësor i janë bashkuar dhe mjekë të rinj specialistë.

EMISIONET