Trajneri i Flamurtarit i acaruar: Gjyqtari skandaloz na dënoi

Trajneri i Flamurtarit i acaruar: Gjyqtari skandaloz na dënoi

Përballja mes Flamurtarit dhe Skënderbeut u mbyll në barazim 1-1. 

Në këtë sfidë nuk munguan episodet e dyshimta, teksa trajneri i kuqezinjve Shpëtim Duro u shpreh se gjykimi skandaloz nga ana e arbitrit Doda e ndëshkoi ekipin e tij, ndërkohë tekniku i korçarëve Ilir Daja e konsideroi të drejtë rezultatin e ndeshjes.

Ilir Daja: "Besoj që atë që prodhuan të dyja ekipet në lojë, barazimi ishte rezultati më i mirë, ishte një Flamurat që në pjesën e parë na vuri në vështirësi. Mungesat në kontigjenitit tonë dhanë rezultatin e vet, na munguan 3-4 lojtarë. Jam i kënaqur me ekipin për mentalitetin e fituesit që ka tashmë të instaluar sepse ka reaguar shumë fort pjesën e dytë duke mos humbur llogjikën e lojës."

Shpëtim Duro: "Arbitri ka mohuar një penallti të Zhufës, ishte 100% penallit. Dhe po të mos ishte anulluar goli i rregullt fitorja do të ishte shumë e pastër dhe e merituar. Djemtë po japin maksimunin, është skuadër që po dominon me Skëndërbeun, është skuadra më e mirë në këto vite por këto njerëz të papërgjegjshëm ndikojnë me protagonizmin në rezultatet e ndeshjeve. Kam 20 vite trajner dhe një dënim i formës së tillë nga gjykimet skandaloze nuk më ka ndodhur ndonjëherë."

Ditmar Bicaj: "Më vjen keq për mënyrë sesi na e bënë golin pasi kishim punuar gjatë gjithë javës. Në një moment mospërqëndrimi, dhe ky është futbolli, ndëshkohesh. Duhet ta gjykoni vetë,por edhe mua mu duk e habitshme se përse u anullua goli."


EMISIONET