Krim në familje/ I fejuari xheloz vret partneren, i jepte shumë vëmendje fëmijës

Krim në familje/ I fejuari xheloz vret partneren, i jepte shumë

Një nënë e re është qëlluar për vdekje nga i fejuari xheloz pasi i dha shumë rëndësi djalit të tyre 1 vjeç.

Maria Eduarda Lima, 17-vjeçe, u qëllua dy herë në kokë dhe në dorë nga partneri Patrick Azevedo Silva, 22 vjeç. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës (19 nëntor) në shtëpinë e tyre në Rio de Janeiro, njoftoi policia.

Babai i lënduar tha se vajza po mbante foshnjen në krahë kur u qëllua. Ndërsa Lucas Rodrigues, 26 vjeç, xhaxhai i viktimës tha: "Mbrëmjen e së hënës, pak momente para sulmit, Maria i shkruajti nënës se Patrick kishte armë dhe e kërcënonte se do e vriste."

Adoleshentja u shpall e vdekur në spital, ndërsa i fejuari i saj u arrestua nga policia. Familjarët e Marias po kujdesen për foshnjen, i cili nuk është lënduar.

EMISIONET