Trafik kokaine Shqipëri-Itali, droga transportohej me linja autobusi

Trafik kokaine Shqipëri-Itali, droga transportohej me linja autobusi

Operacioni i koduar "Shuttle 2015" i policisë financiare italiane e qytetit të Mesinës në Siçili ka shkatërrruar një bandë trafikantësh droge mes Shqipërisë e Italisë. Ky operacion ka çuar në urdhër arrestimin ndaj 9 personave, njëri prej të cilëve është shtetas shqiptar.

Ky grup kriminal trafikonte hashash e kokainë nga Shqipëria në rajonet e Puglias e Sicilisë me anë të autobusëve të linjës, prej nga ka marrë dhe emrin operacioni policisë italiane.

Grupi i trafikantëve drejtohej nga një grua Giacoma Cambria e cila së bashku me dy vëllezërit e saj Michele e Giovanni planifikonin transportin e drogës përmes furnizuesve shqiptarë e pugliezë.

Korrierët e drogës shfrytëzonin autobuzët e linjës Puglia-Messina për të transporrtuar hashash e kokainë deri në Messina ku më pas u shitej trafikantëve të vegjël të territorit.

Me urdhër të prokurores Daniela Urbani është lëshuar urdhër arresti me burg ndaj 3 personave e ndësa 6 të tjerë janë vënë nën urdhër arrstimi shtëpiak.

Nën urdhër arresti shtëpiak me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe pjesëmarje në organizim të paligjshëm kriminal është vënë dhe shqiptari Nikol Marku 37 vjec, anëtar i kësaj bande trafikantësh.

Gjatë operacionit "Shuttle 2015" u sekuestruan 5 kg hashash e 50 gramë kokainë.


EMISIONET