Një tjetër bandë shqiptare trafikante e drogave të rënda është shkatërruar gjatë ditës së sotme nga Policia Italiane.

E drejtuar nga shqiptari 42 vjecar K.A , kjo bandë kontrollonte trafikun e kokainës pothuajse në të gjithë qytetin e Parmës me një biznes të madh përfitimi.

Policia italiane ka mundur të arrestojë në flagrancë 4 anëtarët e kësaj bande. Ata janë shtetasit K.A 42 vjeç, B.F  21 vjeç ; T.K 20 vjeç  dhe S.M , 22 vjeç.

Baza operative e tyre ishin tre apartamente të marra në qytetin e Parmës.

Kokaina trafikohej përmes korrierëve mjaft të rinj në moshë e të ardhur enkas nga Shqipëria si turistë.

Kreu i kësaj bande i punësonte si korrierë droge përgjatë 3 muajve të qëndrimit të tyre në Itali e pas skadimit të afatit të qëndrimit i zëvenddësonte me korrierë të rinj nga Shqipëria.

Një gram kokainë shitej me 80 euro e përgjatë 5 muajve hetim, nëntor 2016 -mars 2017 kanë vërtetuar rreth 2060 doza kokainë të shitura me një biznes fitimi prej 166 mijë euro.

Të ardhurat e përfituara nga shitja e kokainës dërgohehsin të gjitha në Shqipëri me anë të Money Trasfer e përdoreshin për ndërtimin e  vilës së kreut të kësaj bande. Tre shtetas të tjerë shqiptarë janë denoncuar për riciklim parash.

Përgjimet telefonike të autoriteteve italiane kanë verifikuar se bosi i kësaj bande, shtetasi K.A andiministronte aktivitetin e bandës me rregulla të forta. Nëse një korrier kundërshtonte mbi cmimin e shitjes së kokainës në treg. rikthehej menjëherë në Shqipëri.

"Do t'i kthej në Shqipëri të hanë plehra, pasi nuk kanë më besimin tim" shprehet K,A, në një nga përgjimet telefonike.

/Ora News.tv/