Drejtuesit e automjeteve janë përballur me trafik të rënduar mesditën e sotme te Kthesa e Rinasit.

Trafik i rënduar dhe radhë të gjata janë shënuar në të dy krahët e urës së Fushë Krujës, nga rruga që vjen nga Kamza dhe nga Rinasi.

Një ndjekës i faqes së Ora News shkruan se "rruga nga Kamza deri në Fushë Krujë është e gjitha e bllokuar prej 1 ore e gjysmë. Po vdesim nga i nxehti.Të merren masa, në makina ka pleq dhe fëmijë të vegjël".




/Ora News.tv/