Tobias Xhaxhiu dhe stafi i "TOTEM" udhëtuan drejt qytetit bregdetar për të intervistuar shkrimtarin Loer Kume.

Dokumentari "Spleen" na njeh me Loer Kumen, shkrimtarin fitues të Çmimit "Kadare".

Loer Kume: "Nëse unë iki në një qytet pa det unë dukem sikur mbytem. Durrësi është në thelb të romanit dhe tregimeve të mija. Shumë nga tregimet e mija janë ambientuar në Durrës 

Duhet të mendojmë se dashuria nuk është një koncept abstrakt, është një mekanizëm mes dy njerëzish. Pavarësisht në përbindshmërisë që është transformuar për keq qyteti i Durrësit, çfarëdo qyteti, të mos harrojmë se në këto godina, e dritare jetojnë njerëz dhe ku ka njerëz ka histori dashurie nga më të çuditshmet, aventuresket dhe fantastiket dhe janë të denja për të ngacmuar fantazinë dhe krijuar letërsi të kohës tonë. Sigurisht dashuritë e kohës tonë nuk do të ambientohen për amfiteatër apo kështjellën e Durrësit, por sigurisht do ambientohen për këto vende, skuta, lokale, bare.

Letërsia është gjithmonë subjektive. Për të bërë një art të mirë, ideali kryesor duhet të jetë kërkimi i të vërtetës, të tregosh të vërtetën. Duke nisur nga ky parim bazë i së vërtetës tek ai artistik, mendoj se letërsia dhe arti shërben për të krehur, dhe rimodeluar shpirtin njerëzor." 

Nuk bie dakord me kryeministrin Edi Rama artist i cili në një intervistë duke folur për artin u shpreh se arti nuk ndryshon botënas njerëzit, arti është art" 

"Unë mendoj të kundërtën. Arti ka një arsye, ne krijojmë për tu bërë më të mirë si krijuesi dhe te tjerët përmes artit.. Pikërisht gjatë këtyre kohëve duke u nisur nga situata dhe klima e vendit po përjetoj një mënyrë shkrimi që nuk është në anën e mirë të njerëzimit por janë të errëta, por pikërisht kjo mund të shkaktojë katarsis që të bëjë kapërcime."

"Amygdala Madala"

Me përmbledhjen me tregime Loer Kume eshte fituesi i çmimit Kadare

" Kur më duhet të krijoj një libër me tregime, e konsideroj, si një koncert album, dhe e konceptoj se gjithçka është e përfshirë brenda. Kisha një grup tregimesh që doja t’i përmblidhja në një vëllim për të konkuruar për çminin Kadare, por më mungonte filli lidhës dhe më duhet t’i zbuloja unë. Ka qenë si epifani, sepse po shihja dorëshkrimin e printuar mbi tryezë dhe më vjen ideja e këtij entitetit,  Amygdala Mandala është ajo krijesa që nis nga rrënja më e thellë e që na lidh me gjithë gjallesat e tjera." 

Në fund të intervistës Kume tregon se po punon për një roman ku për dashurinë sakrifikon gjithçka.  



/Ora News.tv/