Topi i Artë/ Messi merr të gjashtin, La Liga vijon dominimin

Topi i Artë/ Messi merr të gjashtin, La Liga vijon dominimin

Triumfi i Lionel Messi në garën për "Topin e Artë" tregoi edhe njëherë nivelin e lartë të futbollit në La Liga.

Elita e futbollit spanjoll po shkëlqen në këto vitet e fundit, diçka që e tregojnë edhe triumfet e lojtarëve të saj në kompeticionet Europiane dhe individuale.

"Pleshti" i Barcelonës mori titullin e gjashtë të "Topit të Artë", duke u bërë më i titulluari. Messi mposhti konkurencën e Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldos. Kjo solli edhe një rekord apsolut, pasi ky "Topi i Artë" bëhet i 11 radhazi për lojtarët e La Liga.

Për koncidencë, trofeu është fituar nga lojtarë të Barcelonës dhe Realit të Madridit, konkretisht, Lionel Messi 6 herë, Ronaldo 5 dhe Luka Modric në sezonin e shkuar. Ndërkaq, në 65 edicionet e "Topit të Artë", 23 herë është fituar nga lojtarë që aktivizohen në klubet spanjolle, respektivisht 12 herë nga Barcelona dhe 11 herë nga Reali i Madridit.

Hera e fundit që ky trofe nuk shkonte në ishullin iberik, ishte viti 2008, ku Cristiano Ronaldo mori trofeun e parë nga 5 në total me Manchester United.

EMISIONET