'Tojotat Yaris' me 3.4 milion euro, ja kush i porositi dy mjetet
Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë vijuar hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në trafikimin e valutës që u kap nje ditë me parë në dy makina në Portin e Durrësit. Policia ka shoqëruar tre persona dy shofera dhe pronarin e firmës së transportit ndërsa është zbuluar edhe emri i personit qe ka bërë porosine e mjetet. Dyshohet se operacioni është dekonspiruar.
Policia e Durrësit nën drejtimin e Task-forcës në prokurorinë e këtij rrethi vijojnë hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në trafikimin e valutës, e cila pas numërimit rezultoi në vleren e 3 milion e 470 mije euro, që u bllokua mesditën e djeshme në portin më të madh të vendit.
Grupi hetimit ka mësuar identitetin e personit që ka porositur ngarkesën me nëntë mjete, shtatë prej të cilave "Toyota", por për arsye hetimore rezervohet të jap informacione.
Fillimisht u tha se makinat ishin porositur nga një bizesmen kosovar, por me pas nga praktikat e agjensise se transportit u verifikua se porositësi rezulton me inicialet A.M dhe jeton në Tiranë.
Sakaq, janë shoqëruar në policinë e Durrësit që prej dites së djeshme 3 persona. Dy nga të ndaluarit janë Edi dhe Klevis Lika, babë e bir.
Mësohet se Edi Lika ka në pronësi një servis në autostradën Tiranë- Durrës, ndërsa së fundmi e ka zgjeruar aktivitetin e tij në transport ndërkombëtar mjetesh.
I biri kishte nisur punë si shofer shoqërues.Po ashtu bashkë me Edi dhe Klevis Lika, babë e bir, është shoqëruar dhe shoferi kryesor i mjetit, Agim Ceka 61-vjeç.
Sipas burimeve nga policia, eurot u gjetën të fshehura në dy makina tip “Toyota Yaris” pa targa, të ngarkuara në një trajler së bashku me makina të tjera të nisura nga Gjermania.
Dyshohet se shuma e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.
Ato kanë mbërritur në portin e Durrësit të fshehura në makinat e nisura nga Gjermania përmes linjës së trageteve Ancona-Bari, të ngarkuara në trajlerin me targa "AA 120 SP", në pronësi të Edi Likës.
Mesohet se ka qenë Interpol Roma ajo që dha sinjalin për trafikimin e valutës nëpërmjet makinave të ngarkuara në Bizark.
Policia e Durrësit në bashkëpunim edhe me prokurorinë e rrethit u mobilizuan dhe pritën ngarkesën të mbërrinte në destinacion.
Por, biznesmeni nuk u paraqit t’i tërhiqte, gjë që ngre dyshime per dekonspirim.
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka zhvilluar një takim mesditën e sotme me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj pas sekuestrimit të shumës rekord të 3.4 milionë eurove në dy makina në portin e Durrësit.
Në takim ishte edhe kreu i Krimeve të Rënda në policinë e Shtetit Eduart Merkaj. Pas takimit, Veliu tha se hetimet po ecin shumë mirë dhe shumë shpejt do të ketë rezultate.
Tre të ndaluarit kanë mohuar të kënë pasur dijeni apo lidhje me valutën që u zbulua brenda dy makinave të ngarkuara në trajler.
Pronari i kamionit transportues mësohet të ketë deklaruar se nuk ka dijeni për sasinë e parave, por ka zbatuar vetëm porosinë sipas kontratës për transportin e makinave.
Makinat e mbushura me euro u sekuestruan dje në orën 15: 00 në portin e Durrësit, sapo zbritën nga trageti i linjës Ankona- Durrës, në porosi të një biznesmeni.
Makinat u blene ne Gjermani te koncesionar "Doci”.
Por megjithëse ka kaluar 24 ore nga ngjarja policia nuk ka dhene asnjë informacion për ngjarjen ndërkohë që për hetimin e saj është angazhuar Prokuroria e Durrësit.