Futbollistja shqiptare festoi golin me shqiponjë, e pyesin për gjobën

Kosovare Asllani futbollistja me orgjinë shqiptare që luan për përfaqësuesen e Suedisë, festoi me simbolin e shqiponjës golin e tretë në ndeshjen përballë Ukrainës që u luajt më 30 gusht.

Simboli tërhoqi vëmendjen e mediave suedeze dhe pyetën futbollisten me origjine shqiptare.

“Gjesti është një shenjë falenderimi dhe respekti për Kosovën, vendi nga kam unë origjinën. Kjo nuk ka asnjë lidhje me politikën, unë doja gjithashtu të përshëndesja nipin tim nëpërmjet atij gjesti, diçka krejtësisht spontane, jo e planifikuar. E përsëris edhe një herë që nuk ka lidhje me politikën, madje më habit fakti që mediat e konsiderojnë dicka politike”, u shpreh Kosovare Asllani.

Më pas Kosovaren e pyesin nëse i trembet faktit që mund të gjobitet, ndërkohë ajo i përgjigjet duke qeshur: “Le ta mbajnë rrogën time, pa problem”.


EMISIONET