Tiranë: 100 gram tritol lokalit përballë "Petro Ninit" kamerat filmuan autorin

Një sasi prej 100 gram tritol ka shpërthyer në një lokal në zonën e Bllokut në Tiranë rreth orës 03: 00 të mengjësit të 11 qershorit.

Lokali ndodhet përballë shkollës "Petro Nini Luarasi", në katin e parë të një pallati banimi.

''Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën "Deshmoret e 4 shkurtit" ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese'', informoi policia.

Kamerat filmuan autorin- Kamerat e sigurisë së lokalit kanë xhiruar momentin kur një person ende të paidentifikuar i cili ka lënë lëndën plasëse dhe më pas është larguar mes rrugicave. Lënda plasëse është vendosur në hyrje të lokalit në pronësi të Koçollarit, i cili kishte pak ditë që e kishte hapur.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm ndërsa ka tmerruar banorët e zonës, të cilët shprehen se janë tmerruar nga zhurma e shkaktuar nga shpërthimi.

"Tmerr jemi lemeritur. Ishte i fortë" thotë një qytetare.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka qytetarë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Përveç dëmeve në lokalin e Koçollarit, dëmtime të shumta kanë pësuar dhe bizneset përreth.

Pronari merret ne pyetje- Pronari i lokalit është marrë në pyetje nga policia teksa ka deklaruar se nuk ka konflikte. Burime nga policia bëjnë me dije se ai nuk rezulton person me precedent penal. Pista ku po heton policia për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tronditëse është vendosja e lëndës plasëse për shkak të konkurrencës, pasi në zonë njihet si një ndër lokalet që ka fluks pune. Por nuk lihen jashtë vëmendjes konfliktet e mundshme.


 Përgatiti në online Renato Çaushi




EMISIONET