Tiranë, shembet godina numër 15 në Qytetin Studenti

Tiranë, shembet godina numër 15 në Qytetin Studenti

Fadromat e IKMT kanë nisur prej orës 10 shembjen e konviktit numër 15 ku jetonin familjarët në Qytetin Studenti.

Pavarësisht  ditës së dielë, por edhe faktit se 8 dhjetori shënon nisjen e protestave të vitit 1990 të nisura pikërisht para kësaj godine, punonjësit kanë vijuar punën gjatë gjithë ditës.

Aksioni është zhvilluar me fadromë, pasi shpërthimi i kontrolluar me tritol paraqiste rrezik për ndërtesat e tjera, që ndodhen aty pranë.

Në këtë godinë jetonin 40 familje, tashmë të zhvendosura. Më herët ata janë shprehur se ndërtesa nuk kishte dëmtime dhe vendimi ka qenë i qëllimshëm.

Në ditët në vijim, pritet që të prishen godinat 18 dhe 19, të cilat janë shpallur të pabanueshme.

Ndërkaq Zyra e Menaxhimit ka publikuar një bilanc për dëmet e post tërmet, ku bëhet më dije se deri më tani janë prishur 39 objekte, 27 janë shembur me eksploziv në Durrës, 10 objekte të tjera në Thumanë dhe dy në Krujë.



EMISIONET