Tiranë, makina e blinduar me targa ruse përmbyset tek sheshi "Shqiponja", shoferi në spital

Tiranë, makina e blinduar me targa ruse përmbyset tek sheshi

Një makinë e blinduar me targa ruse është përfshirë në një aksident në Tiranë.

Sipas raportimeve, makina është gjetur e përmbysur në sheshin "Shqiponja" rreth orës 22:00, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat e aksidentit.

Mësohet se makina është Benz G-Class.

"Rreth orës 22:00, në afërsi të sheshit “Shqiponja”  një automjet me targa  të huaja me  drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç,  banues në Shkodër në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga" njofton  policia.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtesi i mjetit, i cili po merr mjekim në spital.

Grupi hetimor ndodhet  në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga.

EMISIONET