Tiranë, gjendet një trup i dekompozuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2019, 17:03
Një trup i pajetë është gjetur brenda një ndërtese që ka shërbyer dikur si kabine elektrike, rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës”, Tiranë.
Policia njofton se trupi i dekompozuar, i përket shtetasit R. Z.,39 vjeç.
“Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale”, njofton policia.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.