Tirana, një ndër kryeqytetet më të sigurtë në Europë

Tirana, një ndër kryeqytetet më të sigurtë në

Numbeo - një website që njëkohësisht është një nga bazat e të dhënave më të mëdha në botë në lidhje me nivelin e jetesës, një indeks ku përfshihet krimi, çmimet e pronës, trafiku, shëndeti, ndotja etj, publikon renditjen e përvitshme të 327 qyteteve në botë.

Në prodhimin e indeksit të krimit, ky website merr për bazë krimet e dhunshme, krimet ndaj pronës, vjedhjet, por edhe perceptimin e qytetarëve apo të udhëtarëve në lidhje me sa i sigurt është një qytet për të ecur ditën apo natën.

Për vitin 2018, Tirana renditet në vendin e 117 nga 327 qytete të analizuara, duke qenë një qytet më i sigurt se shumica e kryeqyteteve Europiane.

Tirana ka një indeks krimi të barabartë me 39.47 dhe një indeks të përgjithshëm të sigurisë 60.53. Një renditje e shkëlqyer kjo për Tiranën e cila lë pas qytete si Londra apo Nottingham në Angli, Oslo në Norvegji, Berlini e Frankfurti në Gjermani, Madridi e Barcelona në Spanjë, Tuluza apo Parisi në Francë, Brukseli në Belgjikë, Melburni në Australi, Bolonja, Roma e Milano në Itali, Porto në Portugali apo Ankaraja në Turqi.

EMISIONET