Tirana-Kukësi, Shaqiri: Një gabim nga trajnerët mund tu kushtojë 3 pikët

Tirana-Kukësi, Shaqiri: Një gabim nga trajnerët mund tu

Ish trajneri i Kukësit njëkohësisht dhe i Maqedonisë i ftuar në Ora Sport foli për skuadrën e verilindorëve që ai drejtonte.

Gjithashtu ai u shpreh se ka pasur oferta nga skuadra shqiptare por për shkak të pandemisë nuk arriti që ta konkretizonte.

Shaqiri komentoi dhe përballjen mes Kukësit dhe Tiranës që do të zhvillohet ditën e nesërme. Ai u shpreh se ka presion mbi trajnerët e klubeve pasi vetëm një gabim i vogël mund t'u kushtojë 3 pikët.

Shaqiri: Ka pasur edhe më herë por besoj që klubi i Shkëndijës është një klub i madh dhe askush nuk do ta refuzonte. Unë pata një ofertë nga jugu por për shkak të pandemisë nuk arritëm. Ndërsa Kukësin nuk e kam harruar kurrë. Kam kaluar një periudhë shumë të mirë. Ekipi ishte solid. Ishte një grup që sëbashku arritëm deri në finale. Luftonim bashkë për t'iu arrit titullit kampion. Të them të drejtën futbolli në Shqipëri është më aktual se në Kosovë dhe Maqedoni. Investimet janë më të mëdha, emisionet sportive që gati në çdo ndeshje bisedojnë për çdo rast. Të vështirë do ta kenë të dy trajnerët sepse siç është tradita që protjerët e kanë më të vështirë pasi një gabim do tu kushtonte 3 pikët. Bie pesha mbi ta. Si trajner do të jenë sërish në të njëjtën situatë. 

EMISIONET