Thellohet bilanci, 366 viktima nga koronavirusi në Itali

Thellohet bilanci, 366 viktima nga koronavirusi në Itali

Autoritetet italianë kanë publikuar të dhënat e fundit zyrtare të përhapjes së epidemisë së koronavirus në Itali deri më sot 8 mars 2020. Numri i viktimave është 366 e numri i të infektuarve 6387.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 133 vitkima më shumë e 1326 të infektuar të tjerë. Numri i personave të shtruar në terapi intesive është 650.

3557 pacientë po kurohen në struktura spitalore e 2180 në kushte shtëpie. Rajoni i Lombardisë ka shënuar sot 4189 të infektuar e 267 viktima. Emilia Romagna 1180 të infektuar e 56 viktima e Veneto 670 të infektuar e 18 viktima.

Në rajonin e Lazios ku është përqëndruar dhe kryeqyteti italian ka regjistruar 3 viktima e 87 persona të infektuar.

Rajoni më numrin më të ulët të personave të infektuar është Bazilikata me 4 persona të infektuar e 0 viktima. Deri më sot në Itali janë kryer 49 937 tampone.

Nderkohe jane sheruar 622 persona. 

Edhe nje shqiptar i prekur nga koronavirusi ne Itali. Eshte nga Kucova.


EMISIONET