Thasët me marijuanë në bagazh, tepelenasi kapet tek Mbikalimi i Shkozetit

Thasët me marijuanë në bagazh, tepelenasi kapet tek Mbikalimi i

Një sasi gati 43 kg marijuanë është sekuestruar gjatë një operacion antikanabis i koduar "Mbikalimi"

Në pranga u vu një 25 vjeçar i identifikuar me inicialet K.Ç banues në fshatin Toç, Tepelenë.

Policia kishte informacion se ai do të transportonte me automjetin e tij drogën. 

"Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve që disponoheshin për shtetasin K.Ç., se ai do të transportonte me automjetin e tij një sasi lënde narkotike Marjuanë për në Tiranë , në vendin e quajtur "Mbikalimi i Shkozetit", Durrës. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën rreth 42 kg e 260 gr lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale" informoi sot, (31 korrik 2019) policia e Durresit. 

Gjithashtu nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi ky shtetas nuk dispononte leje drejtimi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe " Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

EMISIONET