Familja Kardashian-Jenner është më e madhe se sa kishim menduar. Kris ka një motër, që quhet Karen Houghton dhe ka festuar të shtunën ditëlindjen në spital.

Asnjë nga emrat e famshëm të Kardashianëve nuk i bëri urim publik. Vetëm vajza e saj, Natalie Zettel që është modele ka shkuar me një copë keku në spital për ta surprizuar të ëmën.

Mediat raportojnë se Kris dhe Karen kanë disa vite që nuk flasin. Ndërkohë, Karen ndodhet në spital pas komplikacioneve që iu shkaktuan nga ndërhyrjet estetike.

/Ora News.tv/