Teuta nuk ndalet, "blindon" sulmin

Teuta nuk ndalet, "blindon" sulmin

Tashmë janë gjashtë!

Teuta nuk njeh limite në këtë merkato vere, duke vendosur lojtarin e gjashtë të ri nën urdhërat e trajnerit, Bledi Shkëmbi. Darko Nikaç ka firmosur zyrtarisht me skuadrën durrsake. Nikaç luan në pozicionin e sulmuesit dhe vjen nga Mali i Zi.

Sulmuesi 28-vjeçari luante që nga janari i këtij viti, me Iskran në kampionatin vendas, teksa në 17 takime, ka shënuar edhe plot 12 gola. Nikaç pritet të ndihmojë fazën ofensive të Teutës, e cila këtë sezon lufton në 3 frone, kampionat, kupë dhe Europa League.

EMISIONET