“Tetori i Librit”, Biblioteka Kombëtare pasurohet me 250 tituj në gjuhën franceze

“Tetori i Librit”, Biblioteka Kombëtare pasurohet me 250 tituj

"Unë gjithnjë kam imagjinuar se parajsa do t’ishte një lloj biblioteke" - do të shprehej Jorge Luis Borges mbi rëndësinë e të lexuarit të librave.

Si për ta përforcuar këtë shprehje, gjatë ditës së sotme, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare u zhvillua një workshop me titull “Impakti i teknologjive të reja në biblioteka dhe në lexim”.

Pjesë e panelit ishin Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christina Vasak, si dhe Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha.

Pjesë e workshop-it ishte edhe prezantimi i nismës #DhuroGjejLexo, një iniciativë që ndërthur teknologjinë me leximin.

Elva Margariti: Kemi filluar këtë nisëm duke dhuruar libra në vende publike duke i lënë aty, drejtuar një të panjohuri që e gjen këtë liobër dhe lexon një dedikim mbi të.

Aktivitetet e “Tetorit të Librit” do të vijojnë përgjatë gjithë muajit, ku në fokus do të jetë nxitja e leximit dhe evidentimi i autorëve të letërsisë shqipe.

EMISIONET