Testi për tamponin në kufi, Rama kërkon reciprocitet nga Kosova: Ne u kërkojmë vetëm targa të rregullta

Testi për tamponin në kufi, Rama kërkon reciprocitet nga Kosova:

Kryeministri Edi Rama, me tone të buta, kërkoi reciprocitet nga pala kosovare për kalimin në kufi.

Ndërsa qytetarëve shqiptarëve prej rikthimit të kalimit të lirë në kufi po u kërkohet vërtetim i kryerjes së testit të Covid jo më i vjetër se katër ditë për tu futur në Kosovë, Rama tha se Shqipëria nuk ka një shërbim tamponimi privat.

Ai madje argumentoi se ky test është fare i pavlefshëm, ndaj kërkoi nga autoritetet e Kosovës të heqin këto pengesa për qytetarët shqiptarë, sikundër nga Shqipëria nuk ka asgjë të tillë për qytetarëve që hyjnë nga Kosova.

Pyetje: Kosova po bllokon kalimin në kufi të qytetarëve shqiptarë duke kërkuar një test tamponi në katër ditët e fundit. A do të mundet një qytetar ta bëjë vullnetarisht tamponin, ku mund ta bëjë dhe a do të pajiset me një certifikatë që ka rezultuar negativ siç e kërkojnë autoritetet kosovare?

Rama: Ne nuk kemi në Shqipëri një shërbim tamponimi privat. Çështja e tamponimit është si analizat e gjakut, tamponimi bëhet mbi bazën e strategjisë së gjurmimit dhe vlera e tij është shumë shumë relative kur bëhet kot, ose kur bëhet si analizë gjaku.Mund ta bësh sot dhe ende nuk ke shenja të kapshme sepse virusi është në inkubim, mund të hysh në kufirin tjetër dhe nesër të shfaqen shenjat. Nuk e kemi si shërbim dhe nuk e dija këtë detaj që ju thatë. Por mendoj se autoritetet e Kosovës i kanë të gjitha mundësitë që të lehtësojnë këtë proces për qytetarët shqiptarë që shkojnë në Kosovë siç është pa asnjë kusht dhe pa asnjë kërkesë të tepërt përveç ardhjes me targa të rregullta hyrja në Shqipëri nga qytetarët shqiptarë të Kosovës.

EMISIONET