Tërmeti, Pango: Të keqen e kemi nga njeriu, mund të mos kishim viktima

Tërmeti, Pango: Të keqen e kemi nga njeriu, mund të mos kishim

Psikologu Ylli Pango hedh poshtë idetë e konspiracionit për shkakun e tërmetit. I ftuar në studion e emisionit "Ekopolitikë" ai tha se në rastin konkret e keqja ka ardhur nga njeriu. 

Tërmeti tha Pango mund të mos kishte shkaktuar asnjë viktimë, pasi nuk ishte në përmasat e një tërmeti në Japoni.

Pango: Përgjithësisht njerëzit kërkojnë gjithmonë sidomos ne këtu kërkojmë ta gjejmë një fajtor, por një fajtor që ta përcaktojnë tamam jo kështu të papërcaktuar. Ditët e fundit gjithnjë e më shpesh është thënë në media nuk ka faj tërmeti, kanë faj godinat. Por po ta çosh më tej nuk kanë faj godinat, por ka faj njeriu sepse njeriu i ka bërë. Në rastin konkret ata e kanë "scapegoat", por jo vetëm scapegoat kokë turku, por fajtorin tamam. Sepse në fund të fundit tërmeti nuk kishte përmasat e një tërmeti në Japoni. Të paktën sipas specialistëve dhe çfarë kemi lexuar mundet të mos kishim asnjë viktimë, sepse pjesa më e madhe e godinave të rëna ka qenë ose me shtesa të pastudiuara, ose të ndërtuara keq ose me probleme që do të hetohen më vonë. Problemi është ky që në rastin konkret neve e kemi të keqen nga njeriu dhe nuk ke pse e kërkon   atë në këto forma duke qenë se e ke shumë të përcaktuar. Ndërtimi, por kush? Kompanitë përkatëse, individë përkatëse, njerëz që nuk njohin asnjë rregull për të ndërtuar.

EMISIONET