Tërmeti, inxhinerët kërkojnë ngritjen e një Autoriteti Teknik për Rindërtimin

Tërmeti, inxhinerët kërkojnë ngritjen e një Autoriteti

Ekspertët i kanë kërkuar qeverisë Rama që të ngrejë një Autoritet të veçantë për rindërtimin.

Gëzim Bejtja Sekretar i shoqatës së Inxhinierëve  deklaron  se aktualisht po abuzohet dhe shumë banesa po riparohen pa vlerësim dhe pa u kryer më parë studimet përkatëse.

“Ne i propozojmë dhe kërkojmë që të ngrihet Autoritet Teknik i Rindërtimit nën varësinë e kryeministrit. Duhet të jetë një ent që në fazën e rindërtimit të marrë përsipër, brenda kornizës ligjore. Të jetë i vetmi ent të miratojë metodologjitë e riparimit dhe marrjes së informacionit.”

 Inxhinierët deklarojnë se Instituti i Ndërtimit nuk ka aftësi që të plotësojë të gjitha nevojat.

“Nëse kjo barrë profesionalo teknike do vazhdojë ti ngarkohet Institutit të Ndërtimit do të dalin shumë problem dhe nuk do zgjidhim problemin që kemi.”

Ekspertët kishin ankesa edhe në lidhje me formulartët për të cilët kërkojnë shtimin e disa pikave.

EMISIONET