Mbi 4 milion dollarë është përllogaritur të jete fatura financiare e dëmeve nga tërmeti i 21 Shtatorit në Durrës. Por bashkia e qytetit bregdetar, ku pasojat ishin më të rëndat, thotë se kjo faturë mund të rritet gjatë fazës së rindërtimit të shtëpive e bizneseve të dëmtuara. 

Mbi 5 miliard lekë përllogaritet fatura financiare e dëmeve që tërmeti i 21 Shtatorit ka shkaktuar vetëm në bashkinë e Durrësit.

1700 vetedeklarime për dëme në shtëpi e biznese janë bërë pranë kësaj bashkie në harkun e dy javëve pas lëkundjeve.

Pas fazës së verifikimeve nga grupet e Punës, Bashkia e Durrësit thotë se shpejti do të nisë puna për rindërtimin.

Florian Tahiri: Një dëm diku tek 506 milion lekë të reja e konvertuar në euro është diku rreth 4 milion euro. Kjo është vlera që është marrë paraprakisht. Në momentin që do vijojë procesi i rikonstruksionit dihet që do bëhet në mënyrë më të imtësishme, ashtu sikurse janë parametrat specifike nga inxhinierët dhe specialistët përkatës.

Faza e rikonstruksionit për ata që do të presin dëmshpërblimin, sipas nënkryetarit të Bashkisë Durrës do të nisë menjëherë pas nxjerrjes së udhëzimit nga qeveria. Ndërsa për ata që do ti riparojnë vetë, do të përfitojnë lehtësira

Tahiri: Ne thjeshtë bëjmë jë ndihmesë përshpejtimi dhe heqim taksën e infrastrukturës. Ndërkohë që  pjesa sa i takon rikonstruksionit total është dicka që presim sepse në radhë të parë duhet të merret vesh sa është fondi  i alokuar total për Durrësin. Dihet që për momentin Këshilli Bashkiak ka dhënë 100 milion lekë të vjetëra dhe Bashkia e Tiranës 200 milion lekë të vjetëra.

Katër pallate dhe disa dhjetra shtëpi janë shpallur të pabanueshme në Durrës, e për pasojë rreth 190 persona vazhdojnë të jetojnë pranë Kovaleshencës së ministrisë së Brendshme ose familjarë.

Kryeministri Edi Rama, pak ditë më parë bëri me dije se qeveria ka akorduar 6 milionë dollarë për pasojat e pas tërmetit nga fondi rezervë i shtetit.

/Ora News.tv/