Tërmeti, Soreca tërheq vëmendjen ndaj Medias: Mund të ishte shkatërruese

Tërmeti, Soreca tërheq vëmendjen ndaj Medias: Mund të ishte

Tërmeti i 21 shtatorit bëri që mekanizmat e mbrojtjes civile europiane të nisin ndërhyrjen në Shqipëri. Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca në një konferencë për mediat, në prani të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh se sot në Shqipëri është domosdoshmëri ngritja e një agjencie të fortë të mbrojtjes civile për të rritur kapacitetet për menaxhimin e riskut. 

Luigi Soreca: Kjo javë ka qenë e vështirë për Shqipërinë dhe tërmetet kanë shkundur thellësisht vendin. Më pas Shqipëria u desh të përballej me stuhi dhe breshër në disa nga zonat që ishin prekur nga tërmeti dhe tani janë rreth 1500 shtëpi që janë konfirmuar të dëmtuara, 2 qendra shëndetësore, 5 ura dhe 4 stacione elektrike. Fatmirësisht nuk pati fatalitete në njerëz. Autoritetet kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme dhe autoritetet e BE-së.

Ne jemi krenarë edhe për efiokasitetin e mekanizmit tonë të mbrojtjes civile europiane. Vetëm pak ditë u deshën në mënyrë që ne të bënim një ekipi me 8 ekspertë dhe sot i kemi në Shqipëri.

Deri më sot 8 shtete kanë dhënë ndihmën e tyre. Ekipi është këtu që të mbikëqyrë dhënien e këtyre sendeve dhe për të bërë ekspertizën e tyre. Tërmetet kanë treguar nevojshmërinë për të pasur një agjenci të fortë të mbrojtjes civile për të rritur kapacitetet për menaxhimin e riskut. 

Gjithashtu Soreca vuri në pah mangësinë  e informimit të qytetarëve për të tilla raste të katastrofave natyrore,

Luigi Soreca: Ngjarjet e kësaj jave kanë treguar një mangësi informimi arsimimi nga ana e qytetarëve dhe e medias, e cila nga në rrethana më rë rënda mund të ishte shkatërruese.

Nga ana tjetër shefi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum u shpreh se sfida e ekipit të BE që ka ardhur në Shqipëri është normalizimi i situatës, pas tërmetit.

Peter Glerum: Kemi inxhinier ndërtimi për të vlerësuar situatën. Sfida është që ne të fillojmë normalizimin dhe për këtë do të ndihmojmë. Puna jonë është mbështetje për qeverinë dhe autoritete. Ne do të bashkëpunojmë me kënaqësi. Ne do të punojmë me emergjencat dhe do të punojmë me qytetarët shqiptarë. Kjo nuk është e vetmja gjë që po bëjmë, por duhet të kuptiohet që puna jonë është pjesë e një procesi më të madh. Ne do të punojmë sëbashku me autoritetet shqiptare dhe jam i lumtur që mund t’ju them që ne kemi dhënë ndihmesën tonë që ka ardhur nga 11 shtete nga Europa dhe është pranuar nga shteti shqiptar.

EMISIONET