Tërmetet që shkundën Shqipërinë ndër vite

Tërmetet që shkundën Shqipërinë ndër vite

Historia tregon se Shqipëria është prekur nga tërmete të fuqishme përgjatë viteve.

Tërmetet më të mëdha regjistrohen në Berat, Shkodër, Peshkopi e Librazhd. Në vitin 1851, Berati është tronditur nga lëkundjet e forta sizmike, duke shkaktuar  mbi 400 të vdekur si dhe shkatërrim të gjitha ndërtesave.

Në këtë zonë janë vërejtur plasaritje të mëdha toke, rrëshqitje dhe pluhur me squfur. Shkodra është një tjetër qark i cili është shkatërruar dy herë. Sipas të dhënave rezulton se  në vitin 1905 tërmeti në Shkodër la pas 200 të vdekur si dhe rrënim të banesave.

Ndërsa një tjetër tërmet i shënuar po në Shkodër ka qenë ai i vitit 1979, ku një tërmet 8 ballë shkaktoi 40 të vdekur dhe dëmtoi 17.118 shtëpi. Edhe Elbasani futet në hartën e tërmeteve të fuqishme pasi në 1920 u regjistruan lëkundje që shkaktuan 14 viktima e mbi 300 të plagosur si dhe shumë shtëpi të shkatërruara.

Edhe në  zonën Librazhd–Dibër  në vitin 1959  u shënua një tërmet  6.6 ballë. Ndërsa  Raportohet se në atë kohë pati 12 të vdekur dhe 174 të plagosur. Në 1 shtator të 1959-ës, tërmeti përfshiu zonën e Myzeqesë. Në total janë dëmtuar 944 shtëpi, ndërkohë që shkatërrohen shumë objekte të tjera.

Nga lashtësia njihen si tërmete më të fuqishme ai i Apolonisë në vitin 217 p.e.s., në Durrës në vitet 334 dhe 506 të erës sonë, si dhe në vitin 1273.

EMISIONET