Pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën Shqipërinë dhe që pasuan edhe përmbytjet, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së është aktivizuar nga autoritetet shqiptare.

Në një përgjigje të menjëhershme, Bashkimi Evropian tashmë ka ndihmuar në mobilizimin me tenda, gjeneratorë energjie dhe pompa uji në zonat e prekura.

Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Christos Stylianides  tha se Bashkimi Evropian solidarizohet me Shqipërinë.

"Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë në zonat e prekura. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë të mëtejshme. Qendra e Koordinimit për Reagimin e Emergjencave të Bashkimit Evropian është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare për të monitoruar nga afër situatën dhe kanalizuar ndihmën e mëtejshme të BE-së", tha Christos Stylianides.

Edhe ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca tha se BE është në solidaritet me Shqipërinë.

/Ora News.tv/