Tërmet 4.2 ballë në Himarë

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar rreth orës 19:50 të së enjtes mbrëma (5 shtator). Sipas njoftimeve të IGJEUM tërmeti ka qenë 4.2 ballë i shkallës Rihter. 

Epiqendra e tij ka qenë Himara. Mes banorëve ka patur momente paniku. 

Veçanërisht banorët e ndërtesave të larta janë larguar nga banesat e tyre dhe kanë dalë në ambiente të hapura. 

Autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe durim, deri sipas tyre për sqarimin e situatës.

Ministria e Mbrojtjes për tërmetin: Nuk ka dëme

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për tërmetin përmes një deklarate të shkurtër ku njofton:

"Bazuar në informacionet paraprake të IGJEUM, me daten 05.09.2019, ora 19:47 është rregjistruar një termet, 4. 2  ballë shkalla rihter në koordinatat 40.09 veri dhe 18.72 lindje, 2.7 km nga Himara, 15 km në det. Aktualisht nuk raportohen dëme në njerëz dhe materiale".


EMISIONET