Tërbohet Reali, ofron një "mal" me para dhe një "yll" për Pogban

Tërbohet Reali, ofron një "mal" me para dhe një

Poul Pogba është dëshira e madhe e Real Madrid në merkaton e janarit. 

Mesfushori i Manchester United nuk dëshiron të qëndroi në kampionatin anglez pasi është i tundur të vesh fanellën e madrilenëve. Tabloidi “The Sun”, nënvizon se Reali ka nisur tratativat për të mbërritur tek Pogba. Oferta e "Los Blancos" pritet të jetë 160 milionë euro plus një lojtar të Realit.

Emrat që përmenden se mund të shkojnë tek United, në shkëmbim të francezit, janë lojtarë si Gareth Bale, Isco, Luka Modric e Tony Kroos. Një ofertë e parezistueshme nga ekipi spanjoll i cili kërkon një përgjigje nga drejtuesit e Manchester United për Pogba.

EMISIONET