"Tërbohet" Milani, mbrojtësi gafator i ngel në derë kuqezinjve

"Tërbohet" Milani, mbrojtësi gafator i ngel në

U mendua se mbrojtësi i Milanit, Ricardo Rodriguez ishte shumë pranë kalimit te Fenerbahce, por duket se ka qenë Liga Turke e Futbollit, që ka bllokuar të paktën momentalisht këtë transferim.

Shkak është bërë respektimi i rregullores financiare nga ana e Fenerbahces, ndërsa vetë presidenti i klubit ka lënë të hapura negociatat, duke thënë se do të apelojë menjëherë vendimin e ligës. Rodriguez ka mbetur në pankinë pas shumë gabimeve në rreshtim në fillim të sezonit, dhe vendin e tij e ka zënë Theo Hernandez që po kalon një moment fantastik. 

Në këto kushte drejtuesit e Milani shpresojnë ta shesin për të përfituar sadopak përfshirë tarifën e transferimit dhe pagën e tij. Për Rodriguez përveç turqve, interes për zviceranin ka shfaqur edhe PSV.

EMISIONET