Tentuan ti grabisnin shtëpinë, pronari qëllon për vdekje 3 adoleshentë

Tentuan ti grabisnin shtëpinë, pronari qëllon për vdekje 3

Pronari i një banese në Gjeorgji ka qëlluar për vdekje tre adoleshentë, që i hynë të maskuar në pronë për ta grabitur.

Adoleshentët e maskuar ishin njëri 15 vjeç ndërsa dy të tjerët 16 vjeç. Ata ju afruan tre banesa rreth orës 04:00 të mëngjesit të së hënës për ti grabitur.

Njëri nga hajdutët nxori armën dhe gjuajti disa të shtëna para se një nga banorët ti kthehej duke e qëlluar me armë zjarri.

"Tre të dyshuarit për grabitje në tentativë u qëlluan gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe vdiqën nga plagët e marra. Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje ndërsa dy të tjerët në spital,"-njoftoi policia.

Emrat e adoleshentëve nuk u bënë publike. Ata ishin të zonës por nuk jetonin në atë lagje.

EMISIONET