Goditet një tjetër tentativë për kalimin e kufirit me dokumente të falsifikuara në Durrës, duke vënë në pranga një person, i cili tentoi të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të masave për forcimin e kontrollit gjatë përpunimit të dokumentacionit, shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Durrësit, kanë ndaluar një shtetas turk, i cili ka tentuar të kalojë kufirin në drejtim të Italisë, me dokumente të falsifikuara.

Në lidhje me këtë rast janë njoftuar efektivët e policisë Durrës, të cilët kanë kapur në flagrancë shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Turqi.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale "Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve".

(Foto ilustruese)

/Ora News.tv/