Tentoi të hapë derën e avionit në fluturim, 26 vjeçarja del përpara gjykatës

Tentoi të hapë derën e avionit në fluturim, 26

Një grua doli sot përpara gjykatës nën akuzën e sulmit ndaj një pjesëtari të ekuipazhit të një avioni dhe tentativën e hapjes së dyerve të saj.

Në 22 qershor Chloe Haines po udhëtonte nga Britania drejt Turqisë ku ajo tentoi të hapë një prej dyerve të avionit, ndërkohë që një prej pjesëtarëve të ekuipazhit tentoi ta ndalonte.

Më pas ajo e sulmoi atë duke e gërvishtur dhe duke e goditur. Akti i saj mund të rrezikonte jetën e të gjithë pasagjerëve në avionin Jet2 teksa shkaktoi dhe një zhurmë të madhe e njohur si "boom sonic" për shkak të shpejtësisë.

E gjithë situata e krijuar në bord detyroi dhe pilotin e saj të bëjë një ulje të detyruar pa arritur në destinacion.

Chloe doli përpara gjykatës ku deklaroi vetëm të dhënat e saj personale. Asaj iu ndalua udhëtimi në çdo aeroport të vendit ndërkohë që për një gjykim më të plotë çështja e saj i kaloi gjykatës së Chelmsford Croën ku do të paraqitet në datë 18 dhjetor.

EMISIONET