Tensionet tregtare dhe normat e larta të interesit po ngadalësojnë rritjen e ekonomisë botërore.

Pavarësisht se deri tani nuk ka shenja të një rënieje të menjëhershme, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka ulur parashikimin për rritjen e vitit të ardhshëm.

Organizata parashikon se rritja globale vitin e ardhshëm dhe në 2020-n do të ngadalësohet në 3.5 për qind nga 3.7 që është parashikuar për këtë vit.

Kryeekonomistja e organizatës, Laurence Boone, duke iu referuar luftës tregtare midis ShBA-së dhe Kinës, tha se ajo po i dëmton të dyja palët.

"Tensionet tregtare me të cilat po ndeshemi janë me pasojë për të gjitha palët, asnjë nuk po fiton prej tyre. Tregtia kërkon bashkëpunim në mënyrë që të përfitojë të gjitha palët," tha ajo.

Për Shtete e Bashkuara, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik, parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike për këtë vit në 3.0 për qind, ndërsa në 2020-n norma e rritjes do të bjerë më shumë në 2.0 për qind.

/Ora News.tv/